Ruset Nadjezhda Petrova, Elena Vesnina dhe Vera Zvonarjova dolën në turin e tretë të Wimbledon-it — Kampionatit të Hapur të tenisit të Britanisë së Madhe. Zvonarjova korri fitore bindëse ndaj francezes Matilda Johanson, Petrova nxorri jashtë turneut izraeliten Shahar Peer, kurse Vesnina mundi bashkatdhetaren e vet Vera Dushevina. Maria Sharapova humbi në ndeshjen me argjentinasen Gizele Dulko.