Presidenti i Ingushetisë Junus-Bek Evkurov, ndaj të cilit më 22 qershor u ndërmor atentat, pas shërimit do t’i rikthehet plotësimit të detyrave të veta, deklaroi Sekretari i tij për shtypin Kalloj Ahilgov. Në intervistën e vet dhënë për radion “Eho Moskvi” (“Jehona e Moskës”) ai njoftoi se gjendja shëndetësore e Presidentit është e rëndë, por nuk paraqet rrezik për jetën e tij.