Rusët po shtrëngojnë rripin. Kriza ia preu pjesës më të madhe të popullsisë oreksin për të shpenzuar para për blerje të ndryshme. Siç shkruan botimi “Nezavisimaja gazeta”, njerëzit po përgatiten për të përballuar një regjim kohëgjatë kursimi. Shumë konsumatorë rusë, si dhe më parë, i vlerësojnë prespektivat në tregun e punësimit dhe gjendjen e vet financiare për vitin e afërt si të “keqia” ose “jo shumë të mira”. Më shumë se gjysma e të të anketuarve pranojnë se të ardhurat familjare janë pakësuar në këtë apo atë shkallë. Këto të dhëna pjesërisht konfirmohen edhe nga statistika zyrtare: numri i rusëve të papunë të regjistruar pas njëfarë uljeje filloi të rritet përsëri, vërtet, në mënyrë jo fort të ndjeshme. Problemi konsiston në atë se deri më sot nuk është e qartë se pikërisht për ç’arsye rusët heqin dorë nga “gatishmëria e vet për të bërë shpenzime”: në qoftë se fjalë bëhet për blerjen e ndonjë automobili të shtrenjtë, paisje të shtrenjta elektro-shtëpiake, kjo është një gjë, por në qoftë se fjalë bëhet për mundësinë e minimizimit të blerjes së produkteve, pagesat e shërbimeve komunale, kjo është krejtësisht gjë tjetër. Duke analizuar rezultatet e anketimeve të fundit sociologjike, mund të arrihet në konkluzionin, se tronditjen, pra, shokun fillestar të krizës njerëzit tashmë e përjetuan. Siç bën të ditur botimi “Nezavisimaja gazeta”, në qoftë se do të merret parasysh niveli jozyrtar i papunësisë, atëherë ne mund të llogarisim rreth 10 milionë të papunë në vend.


Komentimet e artikullit të ditës dhe komentimi i tij


Bashkëpunëtori drejtues shkencor i Institutit të Problemeve të Globalizimit Mihaill Deljagin mendon se konsumatori, në masën e vet, e ndjen në mënyrë instinktive afrimin e kohërave të rënda, megjithëse deklaratat zyrtare shpesh herë flasin për të kundërtën: “Tashmë që në muajin dhjetor shtynë për më vonë blerjet e veta më shumë se gjysma e atyre personave që kishte ndërmend ti realizonte ato. Por edhe shumë prej atyre gjendja financiare e të cilëve, në kundërshtim me pritjet, nuk u keqësua, blerjet që i patën shtyrë i realizuan megjithatë këtë pranverë. Kjo ishte ajo dukuri, të cilën rieltr-at (agjentët që merren me pasuritë e patundshme) e Moskës e shprehën me fjalët: “Ne e arritëm fundin e parë”. Atëherë ndodhi gjallërimi afatshkurtër i shitjeve. Por tani është mëse e qartë se deri në vjeshtë situata përsëri do të keqësohet, njerëzit këtë e provojnë mbi vete. Në qoftë se ekziston mundësia për të ruajtur mjetet financiare, njerëzit i ruajnë ato. Konsumatorët dëgjojnë me vëmendje deklaratat zyrtare dhe vërejnë mospajtueshmërinë, mospërkimin e tyre të plotë. Ata e ndjejnë se me një nivel të tillë drejtimi nuk duhet të pritet përfundimi i shpejtë i krizës. Situata e krijuar është veçanërisht e keqe për ata, të cilët kanë nevojë për mallra jo të zakonshme. Prandaj shitësit orientohen ndaj kërkesës masive. Edhe në qoftë se, të themi, njeriu është mësuar me disa ilaçe të rralla, tani këto medikamente të veçanta mund të mos importohen më në vend.