Natën e kaluar rreth 50 mijë nxënës të shkollave të mesme të Moskës festuan hyrjen në jetën e të rriturve me mbrëmjet e maturës. Maturantëve iu dorëzuan dëftesat dhe dhurata, ata i uruan mësuesit. Më vonë u dhanë koncerte dhe u hapën për ta dyert e diskotekave. Autoritetet kryeqytetase përgatitën për maturantët më shumë se 20 sheshe të qytetit: Oborri Hotelor, Shtëpia Ndërkombëtare e Muzikës e Moskës, Salla e Madhe e Akademisë Ruse të Shkencës, komplekset sportive “Olimpiskij” dhe “Luzhniki”. Të rinjtë shëtitën natën nëpër Moskë dhe lundruan në tramvajët e lumorë. Për ruajtjen e rregullit në qytet u kujdesën më shumë se 4 mijë milicë.