Në botë numërohen rreth 30 milionë veta që provojnë varësi shumë të fortë nga lëndët narkotike. Të dhëna të tilla përmbahen në raportin e Drejtorisë së OKB-së për luftën kundër drogës dhe kriminalitetit. Probleme shumë më serioze me përdoruesit e lëndëve narkotike kanë vendet Amerikës Veriore, Qendrore, dhe Amerikës së Jugut si dhe ato të Pellgut të Karaibeve. Sipas të dhënave të ekspertëve të OKB-së, Rusia zë vendin e 11-të midis vendeve në të cilat evidentohet rritja e numrit të të infektuarëve me SIDA në radhët e narkomanëve. Lidere pikëlluese përkatësisht këtij treguesi është Estonia. Nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik në “dhjetëshe-n” e parë hyri gjithashtu edhe Ukraina.