Anëtarët e jurisë së Festivalit Kinematografik Ndërkombëtar të Moskës (FKNM) dhe shikuesit tashmë kanë parë 14 nga 30 filmat që përfshihen në dy programe të konkursit të XXXI-të të FKNM. Në rivalitet krijues kanë hyrë sot kinematografistët nga Hungaria, të cilët çdo vit paraqesin filmat e vet në FKNM. Ndër ta është regjizori Peter Gardosh, i cili solli filmin e tij të ri “Vihodka” (“Marrëzia”), që hyri në konkursin kryesor të festivalit. Arti kinematografik i SHBA-s do të paraqitet sot me detektivin “Të humburit pa lënë gjurmë” të regjizorit Noa Bushel. Përfundimet e dy konkurseve të FKNM do të shpallen nga juria më 28 qershor, ditën e mbylljes së festivalit.