Data e shënuar e 64 vjetorit të Paradës së Fitores po kremtohet sot në Rusi. Kjo paradë u zhvillua më 24 qershor të vitit 1945 në Sheshin e Kuq për nder të fitores së popullit sovjetik dhe forcave të tij të armatosura mbi Gjermaninë fashiste në Luftën e Madhe Patriotike. Në aktivitetin solemn morën pjesë regjimentet përfaqësuese nga çdo front veprues në fund të luftës si dhe akademitë ushtarake, shkollat ushtarake dhe njësi të Garnizonit moskovit. Këtë paradë e pranoi Mareshali i Bashkimit Sovjetik Georgij Zhukov, kurse e drejtoi Mareshali Konstantin Rokosovskij. Me rastin e 64 vjetorit të Paradës së Fitores, në Moskë do të zhvillohet takimi solemn i pjesëmarrësve të tij të frontit.