SHBA-s dhe Rusia mundën të arrinin “mirëkuptimin më të mirë” për një sërë çështjesh në dialogun dypalësh energjetik. Kështu i karakterizoi përfundimet e vizitës së vet në Moskë, që u zhvillua javën e kaluar, Përfaqësuesi special i SHBA-s për çështjet energjetike në Euroazi Richard Morningstar. Ai shprehu shpresën në atë se në kuadrin e samitit të ardhshëm në Moskë Presidenti i SHBA-s Barak Obama dhe Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev do ta vazhdojnë këtë dialog. Sipas fjalëve të Morningstar, gjatë takimit në Moskë fjalë u bë mbi investimet e mundshme si në Rusi dhe Amerikën Veriore, ashtu edhe në vendet e treta si dhe mbi çështje të tjera që kanë lidhje, në veçanti, me tubacionet përcjellëse.