Vendet arabe e shikojnë Rusinë si forcën kryesore drejtuese ndërkombëtare dhe partnere plotësisht të kuptueshme. Për këtë deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Shteteve Arabe (LSHA) Amër Musa sipas përfundimeve të takimit të Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të rajonit në këtë organizatë. Sipas fjalëve të Musa, vizita e Dimitri Medvedievit në selinë e LSHA-së dëshmon mbi tendencën stabile në politikën e jashtme ruse, që drejtohet për mbështetjen e të drejtave të arabëve dhe vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.