0Konferenca e Moskës për Lindjen e Mesme do të zhvillohet deri në fund të vitit, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në konferencën e vet për shtyp në Kairo mbajtur sipas përfundimeve të negociatave të zhvilluara me Presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak. Medvediev shprehu shpresën se kjo konferencë do të japë kontributin e vet në çështjen e rregullimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.