Rusia paraqiti në OKB planin kombëtar të miratuar nga Presidentit Dimitri Medvediev të zhvillimit të marrëdhënieve me Aleancën e Qytetërimeve. Detyrat e Aleancës janë:arritja e marrëveshjeve midis shteteve, kulturave dhe besimeve, stabiliteti botëror dhe prosperiteti. Në Grupin e miqve të Aleancës hyjnë më shumë se 80 shtete. Rusia ka ndërmend që të vendosë kontaktin e Organizatës me partnerët globalë dhe rajonalë, ndër të tjera me JUNESKO-n, me Organizatën Islamike për çështjet e arsimit dhe kulturës, Këshillin e Evropës, Bashkësinë e Shteteve të Pavarura dhe struktura të tjera.