Lufta kundër piraterisë është joefektive për shkak të mungesës së normave legjislative ndërkombëtare, kështu mendojnë pjesëmarrësit e konferencës për problemet e lundrimit të sigurt dhe luftës kundër piratëve detarë, që po zhvillohet në Vladivostok. Sipas mendimit të ekspertëve për këto qëllime është i domosdoshëm krijimi i një lloj Interpoli detar. Sipas të dhënave të Federatës Ndërkombëtare të Transportit, në vitin 2008 janë regjistruar rreth 300 sulme të banditëve detarë ndaj anijeve tregtare të vendeve të ndryshme. Gati 110 nga këto sulme kanë ndodhur në Gjirin e Adenit.