Marrëveshja midis qeverive të Kirgizisë dhe SHBA-s mbi krijimin e Qendrës së transitit të ngarkesave në bazën ajrore “Manas” parashikon që atij t’i dorëzohet e gjithë infrastruktura e tij, njoftoi një burim në parlamentin e Kirgizisë. Fjalë bëhet për transportimin nëpërmjet qendrës së krijuar të ngarkesave jo ushtarake për nevojat në Afganistan. Baza ajrore u hap në dhjetor të vitit 2001, kurse në pranverë të këtij viti parlamenti i Kirgizisë deklaroi mbi ndalimin e veprimit të kësaj marrëveshjeje. Uashingtoni përpiqet që ta ruajë bazën ajrore duke i premtuar Bishkekut rritjen e arendës për “Manas-in”.