Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin bën thirrje për të bërë të modës mënyrën e shëndoshë të jetesës, me qëllim që rusët të merren më shumë me sport. Fëmijët, sipas mendimit të Kryeministrit, duhet të shfrytëzojnë falas objektet sportive. Më të arritshme duhet të jenë orët e fiskulturës për invalidët dhe të moshuarit. “Në momentet aktuale merren rregullisht me sport gati 22 milionë veta. Kjo shifër duhet të dyfishohet si minimum”, tha Putin. Sipas fjalëve të tij, pas arritjes së këtyre qëllimeve do të jetë shumë më e lehtë që të zgjidhen problemet e mprehta.