Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev vizitoi Presidentin e plagosur të Ingushetisë Junus-Bek Evkurov, i cili pas atentatit u çua për kurim në Institutin moskovit të Kirurgisë me emër të A.V. Vishnevskij. Ai ka pësuar dëmtime në kafkë, në dërrasën e kraharorit dhe në mëlçi. Sipas fjalëve të Drejtorit të këtij Instituti, akademikut Vladimir Fjodorov, mjekët po bëjnë gjithçka të mundur për shpëtimin e jetës së tij. Presidenti i Rusisë u kërkoi mjekëve që ta kthejnë Evkurovin nërrjeshtim, pasi ai është oficer veprues i cili ndryshoi me të vërtetë në vektorin pozitiv situatën në Ingusheti. Atentati ndaj Presidentit të Ingushetisë u krye në Nazran të hënën në mëngjes.