Në Parlamentin Evropian u krijua një fraksion i ri “Grupi i konservatorëve dhe reformatorëve evropianë”. Në të hynë 55 deputetë evropianë nga Britania e Madhe, Polonia, Hungaria, Çekia dhe shtete të tjera. Franca del kundër thellimit të integrimit politik të BE. Ajo e quan gjithashtu NATO-n mekanizmin ideal të garantimit të sigurimit në Evropë dhe kritikon propozimet për krijimin e sistemit evropian të mbrojtjes paralel me NATO-n pa pjesëmarrjen e SHBA-s. Konservatorët e rinj kanë ndërmend gjithashtu të merren me “garantimin e sigurimit energjetik të Evropës”.