Papunësia reale maskohet nën pseodenime të shumta, shkruan botimi “Novie Izvestia”. Specialistët rekomandojnë që të pjesëtohen treguesit zyrtarë në dy dhe bile në tre, duke marrë parasysh faktin se çdo lloj “marrje e pushimeve për llogari të vet” është, thjesht, edhe një fytyrë tjetër e papunësisë. Një tablo më reale do të pasqyrojnë të dhënat përkatësisht mbledhjes së taksave nga të ardhurat e rrogës të personave fizikë. Ky dhe do të bëhet pasqyrimi shumë më i drejtë i papunësisë në Rusi.


***


Botimi “Nezavisimaja gazeta” përsiat mbi luftën e gazit në dy fronte që po zhvillon kohët e fundit Rusia. Duke i çuar marrëdhëniet me Bjellorusinë deri në konflikt të hapur dhe pa zgjidhur plotësisht çështjet e gazit me Ukrainën, Moska, duket fare qartë se nuk i llogariti fort mirë forcat e veta, mendojnë vëzhguesit. Presioni ekonomik mbi Bjellorusinë po realizohet intensivisht dhe në mënyrë të gjithanshme me qëllim që në çdo lloj negociatash të ketë hapësirë për tregti. Tani pala ruse shpreson të fitojë një rezervë të mjaftueshme kohe, e cila do ti lejojë asaj të rregullojë të gjitha divergjencat me Bjellorusinë deri para fillimit të dimrit.


***


Gazeta “Komersant” njofton hollësitë e zhdukjes në Moskë të djalit të zëvendësit të njërit prej liderëve të separatistëve çeçenë. Mbrojtësit rusë të të drejtave të njeriut dolën me deklaratën mbi atë, se menjëherë pas mbërritjes me aeroplan në aeroportin e Moskës Domodedovo u zhduk djali i deportuar nga Egjipti i njërit prej liderëve të ilegalitetit të armatosur në Kaukazine Veriut. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut mendojnë se Abdullaev-i riu, që studionte në universitetin mysliman dhe u dëbua nga autoritetet e Kairos për shkelje të legjislacionit të emigracionit, ka shumë mundësi të jetë ndaluar nga shërbimet speciale ruse me qëllim që të përdoret për ushtrim presioni mbi të jatin.