0Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) Luis Maria de Puç e quan të palejueshëm rishikimin konjuktural të përfundimeve historike të Luftës së Dytë Botërore. Sipas fjalëve të tij, mësimdhënia e lëndës së historisë në vendet anëtare të Këshillit të Evropës duhet, para së gjithash, të niset nga mbështetja në ngjarjet dhe faktet reale.