0Sot në Gjenevë starton raundi i tretë i negociatave, në të cilat ekspertët e Rusisë dhe SHBA-s po përpunojnë Traktatin e ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), deklaruan në MPJ të Rusisë. Rusia ngul këmbë në atë që në Traktatin e ri të të parashikohet me doemos numërimi i detyrueshëm i kapsollave bërthamore në depot e municioneve, reduktimi i numrit të predhave dhe mjeteve të mbartjes së tyre.