Në Ingusheti u ndërmorr një atentat kundër Presidentit të Ingushetisë Junus-Bek Evkurov. Siç njoftojnë në MPB të kësaj republike, lënda eksplozive e vendosur brenda një automobili shpërtheu në mëngjes në aksin kryesor federal rrugor “Kavkaz” kur atje po kalonte kolona e Presidentit. Si rezultat i këtij akti terrorist Juns-Bek Evkurov u plagos dhe u çua urgjent në spital në dhomën e reanimacionit në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave paraprake vdiqën katër bashkëpunëtorë të truprojes. Pesë të tjerë janë plagosur. Në vendin e aktit terroristik po punon grupi hetimor.