Acarim të ri të marrëdhënieve me Minskun për shkak të qumështit nuk do të ketë më. Për këtë në intervistën e vet dhënë “Kanalit të Parë” deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Ai sqaroi, se zgjidhja e problemeve të “qumështit” në marrëdhëniet me Bjellorusinë tashmë është gjetur. Sot Shërbimi Sanitar i Rusisë (Rospotrebnadzor) mund të zgjerojë listën e produkteve të qumështit që furnizohen nga kjo republikë në Rusi. Më parë Moska vendosi ndalimin e furnizimit të qumështit nga Bjellorusia për shkak të mospërkimit të tij me reglamentin teknik.