Ukrainasi Vladimir Kliçko fitoi titullin e kampionit të botës sipas versioneve të Federatës Ndërkombëtare të Boksit dhe Organizatës Botërore të Boksit në kategorinë e peshës super të rëndë. Në ndeshjen në qytetin Gelzenkirhen ai doli fitimtar ndaj Rusllan Çagaevit nga Uzbekistani, duke e hedhur nokaut atë në raundin e 9-të. Rivalët e mëtejshëm më të mundshëm të Kliçko mund të bëhen, rusi Aleksandër Povetkin dhe amerikani Kirs Koreol.