Mjekët ligjorë brazilianë dentifikuan 11 viktima të katastrofës së aeroplanit Air France. 10 nga të 11-tët janë brazilianë, një burrë është shtetas i një vendi tjetër, kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur. Në momentin aktual kërkuesit gjetën kufomat e 50 personave. Gjithësej në bordin e lajnerit ndodheshin 228 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit. Aerobusi u nis nga Rio-de-Janero për në Paris. Kjo katastrofë u bë nga më të mëdhatë në botë për këto 8 vitet e fundit dhe më e madhja për historinë 75 vjeçare të kompanisë Air France.