Salloni aviakozmik në Le-Burzhe forcoi pozitat e industrisë së aviacionit të Rusisë. Ky është mendimi unanim i shtypit francez, që nxorri përfundimet për sallonin që po mbyllet. Sipas mendimit të përgjithshëm, premiera kryesore e tij është lajneri rajonal rus “Superjet-100”, i cili u përgjigjet të gjitha standarteve më të larta ndërkombëtare. Atë e quajnë simbol të rikthimit të Rusisë në tregun botëror të aeroplanëve të aviacionit civil pas 25 vjetësh pushimi. U nënshkrua kontrata me Hungarinë me shumë prej një miliardë dollarësh për shitjen asaj të 30 aeroplanëve të tillë.