Në Rusi sot është dita e kujtimit dhe pikëllimit. 68 vjetë më parë në orën 4 të mëngjesit më 22 qershor Gjermania fashiste pa shpallur luftë sulmoi Bashkimin Sovjetik. Lufta e Dytë Botërore mori jetët e 27 milionë banorëve të vendit. Në gjithë Rusinë si dhe në qytetet e Bjellorusisë dhe Ukrainës natën në të gdhirë të 22 qershorit u zhvillua aksioni mbarëpopullor “Qiriu i kujtimit”. Në Moskë, të dielën në darkë, aktivistët e lëvizjeve të rinisë patriotike vendosën kurora me lule të freskëta tek varri i Ushtarit të Panjohur në parkun Aleksandrovskij dhe nga zjarri i amëshuar ndezën një qiri në shenjë pikëllimi për të rënët në luftë. Më vonë në vendin Poklonaja Gara me këtë aksion u bashkuan mijëra njerëz. Sot në parkun Aleksandrovskij pranë Kremlit në orën 4 të mëngjesit u shpall një minutë heshjeje. Në të gjithë monumentet dhe përmendoret sot në shenjë nderimi vendosen lule të freskëta dhe kurora funerale.