“Grua - fëmijë”. Figura e saj të asociohet me atë të personazhit të Lolitës. Kombinim i dlirësisë, partëstisë morale me seksualitetin”- kështu ka shkruar për të shtypi. Personi, “fizionomia” e Shtëpive të modës: Chanel, Louis Vuitton, Gucci, Versage, Ives Saint-Laurent. Në vitin 2002 ka marrë pjesë në xhirimin e reklamës së firmës Kalvin Klein dhe për nga shuma e honorareve që merr ka lënë pas yje të tilla si Kate Moos dhe Claudia Schiffere. “Unë vij nga një shtresë e tillë sociale ku është tejet e vështirë të arrish sukses, të çash në jetë, prandaj ndjej vazhdimisht nevojën të provoj se diçka vlej dhe unë”, thotë ajo. “Ne kemi jetuar në një varfëri të tillë sa që ngandonjëherë nuk kishim se ç’të hanim. Por tani unë jam e qetë. Fitoj para shumë dhe ato më mjaftojnë që të afërmit e mi të jetojnë të sigurtë, pa kokëçarje”. Natalia lindi në qytetin Njizhnij Novgorod. Mamaja e saj e vetme rriti dhe edukoi tre vajzat. Njëra nga motrat e Natalia Vodjanovës ka lindur invalide. Shkollën Natalia nuk arriti ta mbarojë dot, por kur je zotëruese e një bukurie të tillë aparenciale, siç doli, nuk të hyn fare në punë diploma. Me buzëqeshje në fytyrë flet për kohën kur ishte e detyruar të shiste fruta e perime në treg. Deri tani e mban mend se një arkë nxë 50 kilogramë mollë. Thotë, se “puna në treg e mësoi atë të mos i kushtojë rëndësi dhimbjes fizike. Sepse ajo mund të përballohet shumë më lehtë se sa ajo shpirtërore”. Kur sapo i kishte mbushur të 16 ajo vendosi të marrë pjesë në castingun e modeleve. “Përshëndetje, Romy Shneider! - iu drejtua asaj totografi i njohur rus Aleksei Vasiljev. Propozimin që iu bë për të shkuar në Paris Natalia e pranoi pa u menduar gjatë. S’kishte se ç’të humbiste. Vetëm se duhej të mësonte për disa muaj gjuhën e huaj. Tani atë nuk e krahasojnë më me Romy Shneider. Doli, në të vërtetë, se vështrimi i hapur, i pastër, fëminor i syve të saj fsheh vullnetin e hekurt dhe aftësinë e jashtëzakonshme për punë të Natalias. Në Paris ajo filloi të merrte pjesë në të gjitha casting-et pa përjashtim. Dhe arriti gjithçka në jetë. Në fillim të shekullit XXI bukuria e tipit të femrës sllave hyri sërish me vrull në modë. Shtati i Natalias është 176 cm, kurse pesha trupore 50 kg. Indeksi i masës trupore të saj është 16. Sipas kritereve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ajo është e sëmurë: tej mase e dobët. “Të gjithë donin që unë të isha shumë e dobët, dhe unë detarohesha të “vrisja” veten”, pranoi ajo kur ishte në kulmin e karrierës së vet. Por konfirmon se i ka dhënë tashmë fund punës me këtë gjë njëherë e mirë. Dashurinë e saj ajo e takoi në një mbrëmje mondane. Ai iu ngjit, iu vardis me komplimenta dhe elozhe, por ajo i tregoi shumë shpejt vendin. Në mëngjes ai i erdhi asaj për ti kërkuar ndjesë. Bashkëshorti i Natalias është lordi britanik, miliarderi, piktori Justin Portman, i cili deri në momentin e takimit me Natalian ishte beqar i bindur, i stazhionuar. “Unë mendoja se kjo ishte dashuri për një natë, por doli se gjithçka ishte shumë seriozisht”, thotë Natalia. Lumturinë familjare dhe lumturinë e fëmijëve quan gjërat më kryesore në jetë. Me sa duket nga të gjitha në këtë pikë ata janë të një mendimi unanim me bashkëshortin, i cili e shoqëron atë me kënaqësi në të gjitha udhëtimet e saj nëpër kryeqytetet e botës. Ata kanë tre fëmijë. Ndërsa mbrëmjet mondane ajo nuk i ka aspak për zemër. Ajo komunikon vetëm me Daria Zhukovën, mikeshën e Roman Abramoviçit. Vitin e kaluar Natalia Vodjanova shpalli publikisht mbi përfundimin e karrierës së saj në podiumin e modës së lartë. Ndërsa këtë vit provoi forcat e veta në rolin e drejtueses së konkursit “Eurovision 2009” në Moskë. Ajo i kushton shumë forca, përkushtim dhe mjete financiare fondit të bamirësisë për fëmijët me aftësi të kufizuara. Natalia Vodjanova e quajti atë “Zemrat e zhveshura”.