Në Letoni u pezulluan veprimtaria e Komisionit për vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga gjoja “okupacioni sovjetik”, fatura për dëmshpërblimin e të cilit mendohej ti paraqitej Rusisë. Vendimi mbi shpërndarjen e këtij Komisioni skandaloz u morr nga Riga në lidhje me reduktimin e shpenzimeve buxhetore të vendit. Komisioni për vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga i ashtuquajturi okupacion sovjetik u krijua në vitin 2005 dhe është marrë me përcaktimin e shumës së humbjeve që iu shkaktuan republikës në periudhën nga viti 1950 e deri në vitin 1990. Parashikohej që kjo Organizatë të funksiononte deri në vitin 2010, por koha bëri korrektimet e veta të “pamëshirshme” për të. Në fund të prillit Komisioni përgatiti raportin për qeverinë në të cilin njoftohej, se humbjet, që gjoja pësoi republika gjatë përfshirjes së saj në përbërjen e Bashkimit Sovjetik, përbënë as më shumë e as më pak por 18.5 miliardë $. Në këtë “llogari” është shënuar edhe nxjerrja e mineraleve të dobishme nga ana e pushtetit sovjetik dhe shfrytëzimi po nga ai vetë i porteve në Ventspils, Liepae dhe Rigë. Komisionit iu caktua një financim mjaft i qenësishëm, por gjatë vitit në vazhdim ai u reduktua gati në 3 herë, kurse natën në të gdhirë të 16 qershorit e pezulluan fare atë. Dhe ky fakt nuk të habit aspak. Qeveria e Letonisë mori vendimin për të shkurtuar shpenzimet shtetërore me 1 miliardë $. Veprimet e Rigës zyrtare i vlerësoi për “Zërin e Rusisë” Shefi i seksionit të Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura Mihaill Aleksandrov: “Pala letoneze e kuptoi fort mirë se ky Komision është pa perspektivë, pa të ardhme. Vetkuptohet, se ai u krijua ekskluzivisht si akt propagandistik dhe se kurrëfarë mjetesh financiare pala letoneze nuk kishte ndërmend ti caktonte seriozisht atij. Dhe tani kur Letonia ndodhet në një gjendje me të vërtetë të vajtueshme ekonomike, asaj i duhet të kursejë me doemos mjetet financiare. Ndërsa fushata propagandistike kundër Rusisë, në rastin konkret, nuk do ti sjellë kurrëfarë dividendesh ekonomike asaj dhe mund të keqësojë akoma dhe më shumë marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, konkludon Mihaill Aleksandrov. Që nga 1 korriku pensionet në Letoni do të reduktohen me 10 % për pensionistët që nuk punojnë dhe deri në 70 % për ata që janë sistemuar diku me punë. Kurse prindërit e rinj, që kanë rroga mujore të rregullta, do të humbasin gjysmën e ndihmave sociale që jepen për fëmijët. Do ta pësojnë nga kjo edhe nëpunësit. Ata do të humbasin 1/5 e rrogës së vet. Zor se plani shokues, tronditës i reduktimit të buxhetit do të pranohet ashtu, qetësisht, në republikën letoneze. Kështu, mësuesit e shkollave në shenjë proteste kundër shkurtimit të mundshëm të pagave deri në 40 %, përkohësisht refuzuan të kontrollojnë provimet me shkrim të gjuhës letoneze dhe matematikës. Kurse bashkimet profesionale organizuan të enjten në Rigë një miting proteste prej 5 mijë vetash nën parullën: “Për Letoninë time dhe tënden bashkë”. Ekonomia e Letonisë po përjeton aktualisht një nga rëniet më të fuqishme ndër gjithë vendet e BE. Dhe, me sa duket nga të gjitha, për herë të parë në histirinë e vet postsovjetike udhëheqja e republikës nuk po ndërmerr përpjekjet për t’ia hedhur gjithë fajin për fatkeqësitë e të këqiat e tanishme “pasojave të okupacionit sovjetik”. Kriza e mprehtë ekonomike mbetet plotësisht në ndërgjegjen e elitës së re politike letoneze, por jo të gjithë janë të gatshëm të marrin mbi vete tani për tani përgjegjësinë për reformat tronditëse, therëse.