0Njëmbëdhjetë vende të BE kërkuan nga Këshilli Evropian që t’iu japë atyre të drejtën e ndalimit të përdorimit të kulturave bujqësore gjenetikisht të modifikuara në territorin e tyre. Për këtë flitet në letrën e përbashkët të hapur me të cilën Austria, Bullgaria, Hungaria, Greqia, Irlanda, Qipro, Lituania, Letonia, Malta, Hollanda dhe Sllovenia i’u drejtuan Këshillit të BE në nivel ministrash të mbrojtjes së mjedisit rrethues.