Djali i Nënpresidentit të kompanisë së madhe “Rosneft” Mihaill Stavskit, i cili u rrëmbye nga persona të panjohur në mes të prillit në Moskë, u la i lirë. Siç shkruan botimi “Novie Izvestia”, gjendja shëndetësore e studentit 18 vjeçar nuk shkakton kurrëfarë shqetësimi. Sipas dyshimeve për pjesëmarrjen në rrëmbimin e tij janë ndaluar katër persona. Të gjithë ata janë të ardhur nga Kaukazi i Veriut. Sipas fjalëve të milicëve, djali i rrëmbyer u lirua si rezultat i një operacioni special.
***
Pala ruse informoi Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) mbi atë se po pezullon negociatat për anëtarësim në të. Siç saktëson botimi “Komersant”, Rusia planifikon të bëhet anëtare e OBT-së në përbërjen e Bashkimit Doganor me Bjellorusinë dhe Kazakistanin. OBT tani për tani nuk konfirmoi mundësinë e zhvillimit të negociatave në një format të tillë. Por sido që të jetë në të vërtetë, dialogu do të rifillojë jo më parë se viti i ardhshëm, kur të nisë të funksionojë Bashkimi Doganor.
***
Në parlamentin rus bëjnë thirrje për një luftë më aktive kundër përdorimit të dopingut në sport. Siç njofton gazeta “Novie Izvestia”, qëllimi i këtij dokumenti është minimizimi i rrezikut të përdorimit të preparateve të ndaluara, të cilat dëmtojnë shëndetin e sportistit. Aktualisht po përgatiten amendamentet në Kodin mbi shkeljet administrative. Propozohet që të vihen përpara kësaj përgjegjësie jo vetëm sportistët, të cilët përdorin doping, por edhe ata që i shtyjnë ata drejt kësaj, domethënë ata që reklamojnë, propogandojnë preparatet e dopingut.