Liderët e BE mbështetën kandidaturën e Jose Manuel Barroso-s në postin e Kryetarit të Komisionit Evropian për mandat të dytë. Sipas fjalëve të Kryeministrit të Çekisë Fisher, vendit kryesues aktual në BE, do të ishte mirë që ky emërim të bëhet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Barroso, nga ana e vet, deklaroi se ai është shumë krenar dhe njëkohësisht shumë i emocionuar, i prekur nga mbështetja e liderëve të BE, duke e pranuar atë si njohje të punës së Komisionit Evropian në periudhën e vështirë të krizës.