Ferrari, McLaren, Renault, Toyota, BMW Sauber, Brawn, Red Bull Racing dhe Toro Rosso për sezonin tjetër kanë ndërmend të organizojnë gara alternative. Shoqata e ekipeve t “Formula-1” publikoi njoftimin zyrtar, në të cilin shpalli mbi pamundësinë e arritjes në marrëveshje me Federatën Automobilistike Ndërkombëtare në lidhje me një sërë kushtesh principale që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në sezonin e vitit 2010. Kryesori ndër këto kushte është kufizimi me vullnet të lirë i buxheteve të ekipeve me shumën prej 47 milionë eurosh.