Dy satelitë kërkimorë lëshoi drejt Hënës Agjencia kozmike amerikane NASA me ndihmën e motorit raketor rus . Gjatë një viti një nga satelitët “Zbuluesi orbital hënor” do ti vijë rrotull orbitës polare me lartësinë 50 km. Detyra kryesore e këtij aparati është zhvillimi i studimeve të nevojshme për përgatitjen e ekspeditave të tjera. Shkencëtarët do të përpilojnë harta të hollësishme tredimensionale të sipërfaqes së Hënës dhe do të përcaktojnë ndikimin e sfondit rrezatues radioaktiv mbi sipërfaqen e planetit dhe organizmin e njeriut. Startoi gjithashtu drejt Hënës edhe aparati “El-Kross”. Me ndihmën e tij do ti vihet përfundimisht pika çështjes mbi atë, në se ka apo jo akull në polet e Hënës.