Rusia është e interesuar për ruajtjen e pranisë së OSBE-së dhe vëzhguesve ushtarakë në Transkaukazi. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OSBE-së Anvar Azimov në lidhje me përfundimin më 30 qershor të mandatit të vëzhguesve ushtarakë të Organizatës. Sipas fjalëve të diplomatit rus, prania e vëzhguesve është e nevojshme për dhënien e ndihmës në vëzhgimin dhe parandalimin më efektiv të shfaqes së planeve agresive të Tbilisit ndaj fqinjëve të vet. Anvar Azimov vuri në dukje se Moska do të zhvillojë negociata në lidhje me problemin e pranisë së vëzhguesve ushtarakë të Organizatës në rajon me kusht që të merren parasysh realitetet e reja ligjoro-ndërkombëtare dhe politike, të cilat u krijuan në Kaukazin e Jugut pas zmbrapsjes, kundërshtimit të agresionit gjeorgjian në gusht të vitit të kaluar.