Në Rigë dhe qytete të tjera të Letonisë, e cila po përjeton aktualisht ndikimin më të ashpër të krizës ekonomike ndër gjithë vendet e BE, po zhvillohen mitingje me kërkesën ndaj qeverisë së vendit që të marrë masa për luftën kundër varfërisë së popullsisë. Pjesën më të madhe të mitinguesve e përbëjnë njerëzit e thyer në moshë.