Moska ka ndërmend të arrijë qëllimin që Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani të anëtarësohen në Organizatën Botërore të Tregëtisë (OBT) si një bllok unik, meqenëse shumë çështje të cilat rregullohen nga kjo Organizatë, duhet të diskutohen nga të tre vendet së bashku. Kryeministri Vladimir Putin mendon se pas anëtarësimit në OBT pjesëmarrësit e Bashkimit Doganor mund të sigurojnë favorizime të caktuara: në realizimin e mallrave të veta në tregjet e jashtme, në pjesëmarrjen në përpunimin e normave ndërkombëtare të tregtisë, në zgjidhjen e kualifikuar të problemeve të diskutueshme tregtare.