MPJ e Federatës Ruse mendon, se dokumentet e miratuara në kuadrin e Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) janë plotësisht legjitime edhe pa nënshkrimin e Bjellorusisë. Përveç kësaj, në Moskë shpresojnë: se Minsku do të bashkohet më vonë me dokumentet e nënshkruara gjatë sesionit moskovit. Për këtë deklaroi përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Andrei Nesterenko. “Problem real i mospjesëmarrjes së partnerëve bjellorusë në samitin e OTSK (dhe për këtë shprehen ata vetë) u bënë problemet që lindën me furnizimet e produkteve të qumështit nga Bjellorusia në Rusi, të cilat, sipas pikëpamjes sonë, kanë karakter vetëm e vetëm teknik. Probleme të kësaj natyre, siç vuri në dukje në përfundim të sesionit Presidenti Dimitri Medvediev, duhet të zgjidhen gjatë procesit të konsultimeve dypalëshe. Demarshi i Minskut bëri disonancë të plotë, krejt evidente me pjesëmarrjen e tij tradicionale konsultative në veprimtarinë e OTSK. Bashkë me këtë, ne tërhoqëm vemendjen ndaj deklaratës së palës bjelloruse mbi atë, se ajo respekton faktin e nënshkrimit të dokumeneteve përkatëse nga shtetet-anëtarë të OTSK dhe se faktikisht i rezervon vetes mundësinë, të drejtën për tu bashkuar më vonë me këto dokumente. Ne shpresojmë gjithashtu, se pauza e përvijuar në marrjen prej partnerëve bjellorusë mbi vete sipas radhës së sanksionuar të funksioneve kryesuese në Organizatë, nuk do të zvarriset si shumë. Ndërsa tani për tani këto funksione në regjim teknik do ti plotësojë Federata Ruse. Në tërësi mendojmë, se interesave tona strategjike afatgjata i përgjigjet bashkëpunimi i plotë prej aleatësh në kuadrin e OTSK”, u shpreh Andrei Nesterenko. Ndërkohë, rifilloi eksporti i produkteve bjelloruse të qumështit në Rusi. Kjo u bë e mundur pas asaj kur Shërbimi Sanitar i Rusisë (Rospotrebnadzor) dhe Ministria e shëndetësisë, bujqësisë dhe ushqimore e Bjellorusisë nënshkruan protokollin që kënaq edhe palën bjelloruse, edhe palën ruse. Në zgjidhjen e shpejtë të problemeve ruso-bjelloruse është mëse i bindur edhe Zëdhënësi i Këshillit të Federatës të Rusisë Sergei Mironov: “Kur ne diskutojmë apo dënojmë këto apo ato veprime të fqinjëve tanë, vëllezërve tanë, duhet të jemi tejet të përmbajtur, të kujdesshëm në bërjen e vlerësimeve, shprehjen e opinioneve dhe emocioneve tona. Unë nuk dyshoj aspak në atë, se interesave rrënjësore të dy popujve vëllezër sllavë i përgjigjet synimi për të jetuar bashkarisht në kuadrin e shtetit të bashkuar.