Perandoria amerikane mori fund dhe tani SHBA-s nuk mund të marrin vendime pa marrë parasysh mendimin e BE, Rusisë dhe vendeve të tjera të tilla si Kina, Brazili, India, mendon politikani i njohur evropian Julietto Kieza. “Të besosh në atë, se çdo gjë do të mbetet si më parë, është gabim i madh. Një qendrim i tillë mund tu kushtojë shtrenjt jo vetëm amerikanëve, por edhe ne të gjithëve”, tha ai në intervistën e vet dhënë gazetës “Izvestia”. Kieza është më se i bindur në atë, se në qoftë se bota do të ishte shumëpolare, atëhere do të mund të ishin shmangur pasojat e rënda të krizës.