Rusia përfundoi dislokimin e bazave ushtarake në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut, njoftoi Kryekomandanti i Trupave Tokësore (këmbësore) të Federatës Ruse, gjenerali i armatës Vladimir Bolldirjev. Ai vuri në dukje gatishmërinë absolute luftarake të formacioneve ruse dhe aftësinë për mbrojtjen e popullsisë paqësore si nga aktet e mundshme terroriste, ashtu edhe nga agresioni i drejtpërdrejtë.