Balerina ruse Natalia Osipova e bëri publikun e New Jorkut të brohoriste në mënyrë të bujshme, shkruan Agjencia informative AP, duke komentuar debutimin e “yllit” të Teatrit Bolshoi, balerinës 23 vjeçare në skenën e Teatrit Amerikan të Baletit (TAB). Osipova, të cilën kritika perëndimore e quajti si trashëgimtare të Maja Pliseckajas, ekzekutoi partitë kryesore të baleteve “Zhizel” dhe “Silfida” duke mahnitur publikun e New Jorkut me plastikën, saktësinë e harmoninë e lëvizjeve dhe artistizmin e vet. Turnetë vazhdojnë tashmë në Uashington.