Ministri i Brazilit për çështjet strategjike Roberto Mangabeira Unger deklaroi se samiti i vendeve të BRIK-ut, në të cilin hyjnë: Brazili, Rusia, India dhe Kina, pati një rëndësi jashtëzakonisht të madhe jo vetëm për këto katër vende, por edhe për mbarë botën. Ai theksoi, se në Brazil shprehin entuziazëm të madh përkatësisht forcimit të lidhjeve me Moskën. Sipas fjalëve të tij, partneriteti strategjik me Rusinë po zhvillohet me sukses në sferën e mbrojtjes si dhe në fusha të tilla si kozmosi, kibernetika, shfrytëzimi i energjisë atomike për qëllime paqësore.