Që nga dita e sotme do të rifillojë eksporti i produkteve bjelloruse të qumështit në Rusi. Në vigjilje Shërbimi Sanitar i Rusisë (Rospotrebnadzor) si dhe ministritë e shëndetësisë, bujqësisë edhe industrisë ushqimore të Bjellorusisë nënshkruan protokollin që kënaq si palën bjelloruse, po ashtu edhe atë ruse. Javën e kaluar më shumë se një mijë artikuj të produkteve të qumështit, që furnizoheshin nga Republika Bjelloruse, u ndaluan për realizimin e mëtejshëm në Federatën Ruse për shkak të mospërputhjes me kërkesat e reja sanitare.