Pjesëmarrësit e Konferencës ndërkombëtare myslimane të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) bënë thirrje për propagandimin e potencialit paqebërës të islamit. “Ne duhet të parandalojmë së bashku të gjitha shfaqjet e ekstremizmit. Duke i edukuar popujt tanë me frymën e tolerancës ne mund të mbështesim, të inspirojmë mirëkuptimin ndërnacional”, vuri në dukje Kreu i myslimanëve të Kaukazit Pasha-zade. Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill u bëri thirrje orthodhoksëve dhe myslimanëve të BSHP-së për aktivizimin e dialogut dhe bashkëveprimin në lidhje me përpjekjet që ndërmerren për të futur grindjen, për të mbjellë farën e përçarjes midis tyre.