Rusia dhe Republika Popullore e Kinës janë të gatshme të japin ndihmën e tyre për uljen e tensionit në Gadishullin Korean dhe dalin për rifillimin e negociatave gjashtëpalëshe. Për këtë flitet në deklaratën e përbashkët të nënshkruar në Kremlin nga Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kryetari i RP të Kinës Hu Xintao.