Byroja franceze e hetimit të katastrofave ajrore (BEA) mendon, se është e pamundur që të nxirren nga uji në sipërfaqe të gjitha fragmentet e avialajnerit A330 të kompanisë Air France, që u rrëzua më 1 qershor mbi Atlantik, dhe deklaron, se hetimi po i afrohet fundit. Specialistët punojnë 24 orë ditë e natë dhe po bëjnë gjithçka të mundur me qëllim që të gjejnë fragmentet e tjera të aeroplanit dhe trupat e atyre që ndodheshin në bordin e tij.