Në Rusi, në vjeshtë të këtij viti, planifikohet që të fillojë montimi i automobilave të modelit Opel Astra. Për këtë njofton Agjencia “Avtostat”. Siç deklaroi Drejtori administrativ i uzinës ruse GM (GM Auto LLC) Hans-Jurgen Michael, përgatitja për fillimin e prodhimit në seri të automobilit “ Opel Astra” në Rusi do të zhvillohet pavarësisht nga fakti se kush do të bëhet pronar i ri i markës Opel.