Rusia ka ndërmend të korrektojë bashkëpunimin ushtarak me Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, njofton gazeta “Vremja novostei”. Presidenti Dimitri Medvediev u lejoi vartësve të vet që të “bëjnë ndyshime minimale, jo të konsiderueshme” në projektin e marrëveshjeve ushtarake, tashmë të miratuar nga qeveria ruse. Kuintesenca e këtyre marrëveshjeve konsiston në atë: se Rusia, Osetia e Jugut dhe Abkhazia do të ndihmojnë njëra-tjetrën në kauzën e kundërshtimit të armikut të përbashkët, si dhe në dislokimin në territoret e veta të kontigjenteve ushtarake.


***


Në Rusi u vendos, pra, u sanksionua rregulli i njohjes së dokumenteve të huaja të arsimimit, për këtë shkruan botimi “Rosiskaja gazeta”. Që të vërtetohet se diploma, p.sh., e marrë në universitetin francez i lejon zotëruesit të saj të vazhdojë studimet, ta zemë, në Universitetin Shtetëror të Moskës “Lomonosov”, ajo do të duhet të kalojë për verifikim nëpërmjet Shërbimin Federal të kontrollit rus në sferën e arsimit dhe shkencës. Diploma ose grada shkencore mund të ndodhen nën influencën e marrëveshjes vepruese ndërkombëtare midis Rusisë dhe një vendi të caktuar. Në këtë rast gjithçka është shumë e thjeshtë: verifikohet nëse përkojnë vallë dokumentet me ato të fiksuara në marrëveshjen përkatëse. Në qoftë se nuk ka një marrëveshje të tillë me vendin nga vjen personi që dëshiron të studjojë apo të punojë në Rusi, atëherë do të duhet të zhvillohet edhe një ekspertizë suplementare, ndërkaq, duhet thënë, për llogari të deklaruesit dhe vetëm pas paraqitjes së faturave të bërjes së pagesës, saktëson botimi “Rosiskaja gazeta”.


***


Rusia ia hyri seriozisht punës për realizimin në jetë të projekteve ndërtuese me përmasa të gjera në Lindjen e Mesme me qëllim të përgatitjes për zhvillimin e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të rajonit të Azisë dhe Paqësorit. Siç njofton gazeta “Trud”, aktualisht do të ndërtohen terminali transportues me skela ankorimi në ishullin Ruskij, nëpërmjet të cilit do të transportohen materialet e ndërtimit, një biznesqendër ndërkombëtare dhe dy hotele me pesë yje.


***


Kriza në vendet e pranë Balltikut do të jetë në favor të interesave të rusëve, njofton gazeta “RBC Daily”. Që nga kjo javë të gjitha demonstratat masive në Estoni do të shtypen nga trupat ushtarake. Parlamenti i vendit sanksionoi amendamentet e ligjit mbi veprimin e gjendjes së jashtëzakonshme, i cili lejon vënien në veprim të trupave ushtarake për shtypjen e trazirave masive të popullsisë.