0Shkencëtarët e Brazilit arritën të zbulojnë formën e re të gripit A H1N1. Fakti i mutacionit të virusit u arrit të përcaktohet nga studjuesit e Instituti Adolf Lutic në San-Paulo. Ky zbulim lejon vëzhgimin e zhvillimit të virusit, ndihmon për prodhimin e vaksinës dhe vlerësimin e efektivitetit të preparateve, mendojnë virusologët. Mjekët brazilianë mundën të përcaktonin mutacionin e mekanizmave të bashkimit të virusit tek qeliza-“zonjë shtëpie”. Forma e re e gripit mori emrin A/ San Paulo/ H1N1. Në të njëjtën kohë shkencëtarët brazilianë tani për tani nuk mund të thonë në se është vallë forma e zbuluar e gripit më pak apo më shumë ngjitëse se sa shtamet e njohura tashmë.