Me sukses të bujshëm përfundoi në Pragë koncerti i Ansamblit të këngëve dhe valleve të Ushtrisë Ruse me emër të Aleksandrov-it. Brohoritjet më të fuqishme iu dhuruan këngës së famshme “Kalinka”. Emocionet i pushtuan shikuesit që në minutat e para të koncertit, kur në skenë nxorrën flamurët rus dhe çek. Një nga surprizat e koncertit të Pragës u bë kënga “Karnavali”, ekpromt ky nga repertori i Karel Gottit, interpretuar në gjuhën çeke. Me një improvozim të tillë trupa e Ansamblit Aleksandrov uroi me rastin e jubileut të pritshëm 70 vjeçar legjendën e muzikës së lehtë çeke. Sipas vlerësimit të drejtuesit artistik të kolektivit Leonid Malev, shikues të 17 koncerteve, që u dhanë nga Ansambli këto ditë në Sllovaki, Hungari dhe Çeki, u bënë rreth 200 mijë veta.