Ushtarakët brazilianë mundën të gjenin në Oqeanin Atlantik trupin e pajetë edhe të një personi që gjeti vdekjen në katastrofën ajrore të aerobusit të pasagjerëve A-330 të kompanisë ajrore Air France. Për këtë njoftoi në një konferencë për shtyp Përfaqësuesi zyrtar i Forcave ushtarako-detare të Brazilit. Kështu, pra, numri i trupave të gjetur në vendin e katastrofës arriti në 50. Shumica e tyre janë dërguar në arkipelagun Fernandu-di-Noronja, 540 km nga bregdeti i Brazilit dhe në Resfi për identifikim. Në kërkimin e njerëzve marrin pjesë më shumë se një mijë ushtarakë nga efektivat e flotës dhe Forcave ushtarako-ajrore të Brazilit, anije dhe avionë francezë.