Universiteti Calgary (Kanada) organizon për herë të parë një urë telekomunikative me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) për transmetimin e ceremonisë së dorëzimit të gradës shkencore të nderit-doktor i shkencave juridike-astronautit Robert Tirsk. Ceremonia solemne e dhënies së titullit të nderit është vendosur të zhvillohet më 8 korrik dhe do të trasmetohet nga territori i qytezës universitare në fjalë direkt në bordin e SKN. Astronauti i parë kanadez, i cili startoi në maj udhëtimin e vet për në SKN në bordin e anijes kozmike “Sojuz”, do të qendrojë në orbitë gjashtë muaj.